Prej sot janë vënë në funksion testimet mobile dhe pika e testimit në “Mlin Balkan”.
Testimet mobile do të mundësojnë që në kushte të shtëpisë, personave kryesish të moshuar do t’u merret strisho për testim për KOVID-19.
“Për të moshuarit, të cilët janë grupi më i rrezikuar, do t’u merret strisho në kushte të shtëpisë”, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe dje gjatë konferencës për media.
Sot në funksion është vënë edhe një pikë e re e testimit në Shkup, në Poliklinikën “Mlin Balkan”, ndërkaq nga e hëna funksionon edhe pika e testimit në Poliklinikën e Çairit. Me këto kapaciteti i testimit do të rrite për dyfish tha ministri.
Filipçe ka paralajmëruar edhe pika të reja të testimit.
