Edhe pse është ulur numri i turistëve për shkak të gjendjes me Kovid-19, megjithatë disa qytetarë vendosin që ta shmangin ajrin e ndotur dhe kaosin e qytetit për të shkuar në mal.
Por për shkak të pandemisë ekzistojnë disa kushte të caktuara që duhet t’i plotësoni nëse dëshironi të udhëtoni.
“Problemet me të cilat përballemi janë nga tipi i atyre që nuk janë të vaksinuar dhe udhëtojnë me teste. Në momentin e fundit kur bëjnë testin rezultojnë pozitiv. Një anëtarë i familjes i ndalon të gjithë të shkojnë. Fëmijët deri 12 vjeç nuk kanë nevojë për test, ata mbi 12 vjet bëjnë test antigjen në afat prej 24 orëve. PCR testi nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë ose vërtetimi që keni kaluar Kovidin”, shprehet Natasha Trajkovska, punëtor turistik.
Çmimi për akomodim është i ndryshëm dhe varet nga vendi – nëse hoteli është në afërsi të vendeve për skijim, kështu që çmimi lëviz nga 600 deri në 5000 euro në Zllatibor, shpjegon Trajkovska. Në vendin tonë çmimi është mbi 35 euro për një natë, në vendet fqinje mbi 65 euro.
“Ka interesim për Kopaonik mirëpo çmimet janë shumë të larta për standardin e qytetarëve tonë andaj ulet interesi. Për Bullgari kemi pasur interesim shumë të lartë vitet e kaluara posaçërisht për në Bansko, Borovec. Por, këtë vit nuk e di nëse ka ndikim të madh edhe gjendja politike, por shumë palë që i kanë zgjedhur këto destinacione për skijim, këtë vit nuk e kanë bërë të njëjtën gjë”, deklaroi Ana Marija Aleksova, punëtore turistike.
Pjesa më e madhe janë të orientuar në turizmin vendor i cili ka probleme me kapacitetet për akomodim. Kështu që nëse dëshironi që këtë fundjavë të shkoni në Kodrën e Diellit, Ponikvë, Krushevë, për shkak të interesimit të rritur si dhe kapacitetit të ulur ndoshta nuk do të mund të gjeni vend për akomodim një periudhë të gjatë.
