Me dekret të Qeverisë shkurtohen 4 milion euro, mjete të partive politike, që të riorientohen për luftën kundër pasojave të Kovid-19, deklaroi ministrja e financave, Nina Angellovska. Ajo theksoi se ky është propozim i Ministrisë së drejtësisë, në buxhetin e të cilës është financimi i partive, por porositi se në këtë luftë të gjithë duhet të bartin një pjesë të barrës.
“Paraprakisht ishte 0.15% nga të ardhurat e përgjithshëm por tani në përputhje me krizën dhe ja me konsensus të të gjithë partive politike, kjo përqindje është ulur në 0,04% ose me propozim vendimin për shkurtim u ulën shumat e mjeteve, diçka rreth 100 milion denarë janë në këtë pikë, ndërsa në tjetrën ka dyfish më shumë se që kanë qenë në fillim të vitit”, deklaroi Angellovska.
Por çfarë thonë partitë politike për këtë vendim.
“Vlerësojmë se ky vendim është adekuat me gjendjen e krizës në të cilën ndodhet vendi në lidhje me pandeminë edhe pse vlerësojmë se është i vonuar. Do të ishte më produktiv nëse ky dekret do të sillej gjatë muajit mars dhe këto mjete që atëherë të shfrytëzoheshin në spitale apo vende të caktuara që janë në linjën e frontit kundër Kovid-19”, deklaroi Milloshoski.
“Këto subjekte politike të korruptuara që kanë plot burime tjera financimi, janë autorët që e kanë marrë këtë vendim atje. Në lidhje me këtë propozim jemi deklaruar cdo herë që ne jëmi dakord se nuk ka ndonjë problem, se duam të jemi pran qytetarëve. Mirëpo ata që sëllin dekrete të tilla, natyrisht se i shohim cdo ditë përmes skandaleve, për miliona që i bëjnë gati cdo ditë për të blerë vullnetin e qytetarëve”, tha Sela.
“Absolutisht ato janë mjete që në i shfrytëzojmë për funkisionim brenda një viti, normalisht që do të jetë e vështirë, mirëpo ne si parti politike në rrethana të cilat jetojmë dhe që na inponohet situata shëndetësore. Nuk mund të themi asgjë më pak ose më shumë por e cilësojmë si një veprim të drejtë”, tha Hoxha.
Çështja e uljes së mjeteve të partive u diskutua para disa muajve, që me vendimin e parë për shkurtim, por deri më tani nuk u miratua me dekret nga ana e Qeverisë. Pas dekretit të djeshëm, partitë politike në vend të 5 milion eurove, tani do të marrin diçka rreth mbi 1 milion euro që do të ndahen sipas rregullave ligjore .
