Kovid-19 në Itali: Nëntë raste të “kthimit” të infeksionit

TË FUNDIT

Nëntë rase të koronavirusit “të kthyer” janë regjistruar në Itali publikoi sot gazeta e përditshme “Republika”.

Bëhet fjalë për pacientë që janë lëshuar nga spitalet me rezultat negativ pas trajtimit dhe që më vonë janë sëmurën përsëri me Kovid-19 ose kishin simptoma më të lehta të infeksionit. Ata me simptoma më të lehta trajtohen në shtëpi me anë të video mbikëqyrjes nga stafi mjekësor, dhe ata me një formë më të rëndë të sëmundjes dërgohen në spital. Rastet janë paraqitur në provincat Lodi dhe Kremona në Lombardi, një nga më të prekurat që nga epidemia në shkurt.

Në të njëjtën kohë, Këshilli i ministrave italianë njoftoi se në fazën e dytë, pesë milion teste do të kryhen në Itali në dy muajt e ardhshëm, njoftoi Republika. Ata gjithashtu planifikojnë të kenë më shumë klinika për të trajtuar pacientët me Kovid-19, me plan që të ketë një klinikë për një milionë njerëz. Guvernatorët e qarqeve do të vendosin se ku ndodhen këto klinika.

Nga fillimi i epidemisë, Italia ka pasur 5.179 vende në njësitë e kujdesit intensiv, ndërsa tani ka 8.407 vende, përkujton Republika.