Kovaçki: Për “Soravian” nuk është paguar tatim / “VMRO-DPMNE shpërndan lajme të rrejshme dhe propagandë të Gebelsit”

TË FUNDIT

Nuk po ndalojnë reagimet e VMRO-DPMNE-së për blerjen e një pjese të qendrës Soravija nga nipi i Ali Ahmetit. Dragan Kovaçki akuzon se Drin Ahmeti jo vetëm që nuk ka paguar asnjë denarë për blerjen e qendrës së biznesit, por pohon se as nuk ka paguar tatim për shitje. Ai gjithashtu theksoi se nuk janë të sakta pohimet se Soravija është në humbje.

“Qeveria e Kovaçevskit dhe institucionet nën kontrollin e tij në vend që të heshtin, të tregojnë nëse është paguar tatim për shitjen e Soravija-ës dhe si është kryer transaksioni. Nëse nipi i Ahmetit përveç asaj që nuk ka paguar asnjë denarë për Soravija, nuk ka paguar as tatim për shitjen. Njëkohësisht duhet të theksohet se janë gënjeshtra pohimet dhe pasqyra që duan ta krijojnë Ahmeti dhe të tjerët të përfshirë në këtë rast se Soravija është në humbje me kredi të mëdha. Nga informacionet e qasshme mund të konkludohet se për dy vjet qendra afariste Soravija ka realizuar fitim prej rreth 2 miliona eurove”, tha Kovaçki.

BDI u kundërpërgjigj përmes kumtesës ku thonë se VMRO-DPMNE është fabrikë për lajme të rrejshme dhe propagandë të Gebelsit.

“VMRO DPMNE-ja opozitare tashmë me vite është shndërruar në fabrikë lajmesh të rrejshme dhe propagandë që i ngjason asaj të Gebelsit, ku krijojnë një çështje inekzistente dhe e përsërisin derisa edhe ata vetë fillojnë ta besojnë. Bashkimi Demokratik për Integrim u bën thirrje të gjitha partive politike që të nënshkruajnë një iniciativë pranë Prokurorisë Publike, si dhe institucioneve ndërkombëtare për hetim të plotë të të gjithë zyrtarëve tanë, pushtet dhe opozitë, në 20 vitet e fundit, si dhe të mbështesin vetting të plotë në politikë, gjyqësor dhe prokurori”, thanë nga BDI.

Edhe ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi reagoi për akuzat e VMRO-DPMNE se djali i Ahmetit, Shkumbini dhe nipat e tij Drini dhe Besiani kanë krijuar kompaninë Helios dhe planifikojnë ndërtimin e centralit fotovoltaik në Kërçovë.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË 02,35 -03,11

Edhe Alternativa kërkon që organet hetimore të hetojnë të gjithë informacionet për keqpërdorim të mundshëm nga ana e anëtarëve të familjes së Ahmetit. Siç duket BDI ka qenë mirë e trajnuar gjatë kohës së regjimit të Gruevskit, atëherë ishin Gruevski dhe familja, tani janë Ahmeti dhe familja, thuhet në reagimin me shkrim të Alternativës.