Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se me konceptin e ri të reformave tatimore do të ulet përqindja e TVSH-së nga 18 në 5% për produktet për higjienë menstruale, përcjell TV21. Kovaçevski tha se ky ndryshim në tatim vjen pas iniciativave nga një numër i deputetëve dhe kërkesave nga sektori civil.
“Me konceptin e ri të reformave tatimore kemi bërë zgjidhje që do të mundësojnë qasje më të madhe të këtyre produkteve deri tek të gjithë gratë dhe vajzat, pa marrë parasysh gjendjen ekonomike të tyre dhe fuqinë blerëse”, tha mes tjerash Kovaçevski./tv21.tv
