-Unë them, kur t’i miratojmë edhe ato. Shteti do të del më i fuqishëm dhe si fitimtar sepse pas kësaj automatikisht vijon konferenca e dytë ndërqeveritare, hapja e klasterëve, reformat në shoqëri dhe anëtarësimi i plotë në BE, këtë e tha sot kryeministri Dimimtar Kovaçevski në konferencën për shtyp në Slloveni me kryeministrin slloven Robert Golob, në lidhje me miratimin e ndryshimeve kushteteuse përcjell TV21. Kovaçevski tha se tre vendimet e vështira për shtetin, siç janë Marrëveshja e Ohrit, ajo e Prespës dhe pranimi i propozimit eurpopian, vetëm se e kanë forcuar shtetin. TV21
“Kur në vitin 2001 kishim konflikt lufte në shtet, liderët tanë politik të asaj kohe, mblodhën forcat dhe racionalitetin dhe e bënë Marrëveshjen e Ohrit. Marrëveshja e Ohrit na siguroi demokraci funksionale dhe domokratike në shtet dhe shteti tashmë e zgjidhi problemin e brendshëm që e kishte”, tha Kovaçevski.
“Vendimi i dytë i guximshëm që e bëri udhëheqësia jonë politike, prap e udhëhequr nga liderë dhe politikanë nga shumica qeverisëse që e përfaqësojë unë, është Marrëveshaj e Prespës me Republikën e Greqisë. Ky ishte vendim i vështirë, por megjithatë edhe nga këtu Maqedonia e Veriut doli më e fuqishme, sepse pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, ne u bëmë anëtare e NATO-s”, deklaroi Kovaçevski.
“Vendimi i tretë i madh ishte pranimi i propozimit europian në bazë të Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë me Bullgarinë, për fillimin e bisedimeve me BE-në, dhe prej këtu dolëm më të fuqishëm, për shkak se pas 17 vjetëve pritje. Maqedonia e Veriut i nisi bisedimet me Bashkimin Europian dhe procesin e skriningut”, pohoi Kovaçevski./ tv21.tv
