Kryeministri Dimitar Kovaçevski përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se Beogradi zyrtar ka vendosur që të përjashtojë Maqedoninë e Veriut nga vendimi që ndalon eksportin e gazit natyror, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se kjo është arritur falë thellimit të bashkëpunimit në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
“Premtova se do të bëjmë gjithçka dhe se do të punojmë çdo ditë që askush të mos përballet vetëm me këtë krizë. Energjia elektrike, energjencët dhe ushqimi duhet të jenë të disponueshme për të gjithë. Prandaj, pas komunikimit intensiv me kolegen Brnabiq, Beogradi zyrtar vendosi ta përjashtojë Maqedoninë e Veriut nga ndalesa e eksportit të gazit natyror. Nëpërmjet politikave të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të Open Balkans, por edhe marrëdhënies së partneritetit, në kohë krize energjitike ne ofrojmë mbështetje aty ku është më e nevojshme, gaz të kompresuar për shkollat dhe spitalet në shumë qytete të vendit”, ka njoftuar Kovaçevski.
