Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, më e theksuar në pjesët lindore të vendit dhe përgjatë luginës së Vardarit.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 6 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 22 deri në 30 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm.
Temperatura minimale do të zbresë në 11 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 28 gradë Celsius.
Gjatë fundjavës moti do të jetë i qëndrueshëm me vranësira të pakta deri mesatare. Të hënën priten reshje të reja shiu të shoqëruara me paqëndrueshmëri lokale, ndërsa nga e marta moti do të stabilizohet sërish, me rritje të temperaturave.
