Kovaçevski nuk ka nevojë për shumë këshilla, planifikon ta ulë numrin e këshilltarëve

TË FUNDIT

Kryeministri Dimitar Kovaçevski do të largojë nga puna disa këshilltarë që ka trashëguar nga ish- kryeministri Zoran Zaev, ndërsa pjesa tjetër e mbetur do të punojë në fushat për të cilat janë të kualifikuar, por jo këshilltarë.

Kovaçevski tha se planifikon që të ketë më pak këshilltarë se paraardhësit e tij, por që do të jenë profesionist në fushën e tyre dhe me përvojë mbi 20-vjeçare.

“Numri i këshilltarëve që unë planifikoj ta kem është më i vogël në krahasim me kryeministrat e kaluar. Ata këshilltarë do të kryejnë punë në fushën e tyre. Ata janë me 20+ përvojë akademike dhe profesionale. Janë planifikuar, por nuk mund t’i publikoj sepse ende nuk janë zyrtarizuar”, tha Kovaçevski.

Kovaçevski tha se nuk ka nevojë për këshilltarë të ndonjë fushe, kur ekziston ministri përkatëse, ndërsa këshilltarët do të jenë vetëm për fushat ku ka hapësirë për mendim ekspertësh.

“Unë besoj se të gjitha fushat që janë mbuluar me ministra duhet të punohet me ministrat nëpërmjet komunikimit dhe koordinimit të drejtpërdrejtë. Ndërsa ekzistojnë fushat të caktuara që nuk ka ministri kompetente dhe mund të përdoret mendimin i ekspertëve me qëllim që të dalin ide dhe mënyra për realizim të ndonjë projekt me qëllim përmirësimin e punës”, shton Kovaçevski.

Në tetor të vitit të 2020 ishte publikuar se në kabinetin e ish kryeministrit Zaev janë angazhuar 54 persona, prej tyre 23 këshilltarë, të cilat sipas VMRO-DPMNE-së i kushtonin shtetit 246 mijë euro në vit, ndërsa nga LSDM akuzonin se në kohën e Gruevskit, këshilltarët e tij i kanë kushtuar 1.7milion euro në vit.