Sa do të jenë efikase për qytetarët dhe kompanitë masat që qeveria i prezantoi, pasi çmimet e energjisë elektrike dhe produkteve u rritën disa herë!? Kryeministri Kovaçevski thotë se masat do të jenë efikase për shkak se do t’u ndihmojnë qytetarëve të kategorive të rrezikuara. Ne paraprakisht i ngrimë çmimet por pastaj vendosëm që t’i ngrijmë marzhat, sepse edhe çmimet e lëndëve të para dhe të energjenceve u rritën në tregun e bursës, tha Kovaçevski.
“Presim që masat të jenë efikase për shkak se u ndihmojnë qytetarëve të kategorive të rrezikuara. Ju po e shihni se ne ndamë mjete financiare për pranuesit e ndihmës së ndryshme që nuk mund t’i rrisin të ardhurat e tyre, për kategoritë në rrezik sipas bazave të ndryshme. Nëse e kufizojmë çmimin e shitjes, përkatësisht nëse vendoset price-cut të çmimit të shitjes, kjo do të thotë se në një moment të caktuar, çmimi sipas të cilit do të shesin prodhuesit dhe tregtarët do të jetë më i ulët se shpenzimet e tyre. Nëse gjenden në situatë të tillë, menjëherë do të ketë mungesa në treg”, theksoi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
Sa u përket masave të propozuara, kryetari i opozitares VMRO-DPMNE, Micksoki thotë se bëhet fjalë për manipulime me opinionin publik. Shuma e mjeteve të ndara për masat është e ulët, ndërsa këto masat e ndihmës financiare vijnë pas goditjes së fortë të çmimeve ndaj qytetarëve. Një prej propozimeve të Mickoskit është që tepricat e energjisë së prodhuar elektrike nuk duhet të tejkalojë mbi 80 euro për megavat orë dhe gjatë 6 muajve të ardhshëm të jenë në dispozicion të ekonomisë, që do të thotë kompanitë të punojnë të dielën. Po ashtu propozon:
“Çdo çmim i megavat orë që do ta paguajnë kompanitë ndërsa që do të jetë më i lartë se çmimi i rregulluar sipas matësit për konsumatorë të vegjël nga Komisioni rregullator për energjetikë, gjysma e shpenzimeve t’i paguajë Qeveria si një lloj subvencioni. Parashohim fundjavë pa TVSH për produktet bazë ushqimore. Fundjavë pa TVSH që të mund të furnizohen qytetarët me çmim më të ulët që të mos e dobësojmë standardin e qytetarëve me TVSH”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.
Qeveria këtë fundjavë i miratoi e pastaj i prezantoi masat për zbutjen e krizës ekonomike dhe energjetike me çka është paraparë ndihmë financiare për qytetarët e kategorive të rrezikuara dhe pensionistët me të ardhura të ulëta. U miratuan edhe masa për përkrahjen e sektorëve privatë, siç janë kompanitë mikro, të vogla dhe të mesme.
