Kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se për momentin nuk shfrytëzohen rezervat shtetërore të ushqimeve, shkruan TV21. Ai siguron se shteti ka rezerva të mjaftueshme të mallrave për furnizim të pandërprerë me ushqime.
Në lidhje me: S’do të ketë probleme në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës, siguron Kovaçevski
“Rezervat e mallrave janë në nivel që siguron furnizim të pandërprerë të popullatës me ushqim. Kishte gjithashtu spekulime të caktuara që kishin të bëjnë me furnizimin me grurë dhe miell, ata aspak nuk ishin të sakta dhe janë demantuar. Rezervate tona të mallrave janë në nivel që siguron furnizim të pandërprerë dhe për momentin as që shfrytëzohen”, deklaroi Kovaçevski.
Të tjera: Pensionet në Maqedoni do të rriten sipas modelit zviceran! Miratohet edhe ndihmë prej 1000 denarëve
