Kryeministri Kovaçevski në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp tha se i gjithë procesi do të marrë të gjithë kohën e duhur para se të arrihet në një marrëveshje përfundimtare. sipas Kovaçevskit, ai do të diskutohet me opozitën, presidencën, kuvendin dhe shoqërinë civile dhe në fund do të votohet në Kuvendin e RMV-së. Duke filluar nga nesër propozimi francez do të fillojë të shpaloset para ta gjithë aktorëve politikë në vend.
