Kovaçevski: Do të ketë rritje të çmimit të rrymës për konsumatorët që harxhojnë më shumë

TË FUNDIT

Drejtori i përgjithshëm i EMV-së, Vasko Kovaçevski, tha sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 se çmimi i rrymës do të jetë më i lartë për ata që harxhojnë më shumë.

“Me shumë gjasa do të ketë një rritje të caktuar, por këto janë kategori të qytetarëve që përdorin dhe konsumojnë më shumë energji dhe ndoshta kanë mundësi të paguajnë çmim më të lartë për energjinë elektrike”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se nuk vendos EMV-ja cili do të jetë çmimi, por e bën Qeveria në seancë të mbyllur.