Ivo Kotevski sot bëri të ditur se largohet nga detyra e ndihmësministrit për marrëdhënie me publikun në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ai do të fillojë me detyrën e re të drejtorit të Qendrës për Komunikime në partinë VMRO-DPMNE, funksion të cilin deri tani e ushtronte deputeti Ilija Dimovski.
Ivo Kotevski është ish-gazetar , ndërsa në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka qenë që nga viti 2006.
Përndryshe, sipas marrëveshjes politike të Përzhinos, nesër duhet të emërohet ministri i ri për punë të brendshme. Sipas marrëveshjes, kandidati duhet të propozohet nga LSDM, por pëlqimin për këtë duhet të japin edhe VMRO-DPMNE dhe BDI.
