Aksionari më i madh në “Banka Eurostandard”, Trifun Kostovski, në konferencën e sotme për media tha se skenari ishte i përgatitur, ndërsa ata që e dinin nga Banka Popullore se Eurostandard do të mbyllet, i kanë tërhequr paratë.
“Ky është skenar që është bërë muaj më herët, që askush të mos e dijë, vetëm të afërm të atyre rretheve në Bankën Popullore janë informuar në kohë që t’i tërheqin paratë sepse kjo e kjo do ta gjejë Bankën Eurostandard”, tha Kostovski.
Ai paralajmëroi se drejtësinë do ta kërkojë jashtë Maqedonisë, duke pasur parasysh edhe se është kompani e huaj./TV21
