Kostovski: Filloi procedura për shembjen e një objekti të paligjshëm në Vizbeg

TË FUNDIT

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kosotovski ka njoftuar se ka nisur procedura për rrënimin e një objekti, siç e quan ai, të paligjshëm në Vizbeg, përcjell TV21. Kostovski thotë se objekti aktualisht është mbyllur nga ana e Inspektoratit të Ndërtimit.

“Nga ana e inspektorit të ndërtimit sot në Vizbeg u mbyll një kantier ilegal dhe do të pasojë rrënimi i tij. Sot filluam procedurën për heqjen e një ndërtimi të paligjshëm në Vizbeg, ndërsa aktualisht objekti është mbyllur nga inspektorati i ndërtimit. Përveç procedurës për shembjen e këtij objekti, do të ketë edhe kallëzim për ndërtim të paligjshëm dhe uzurpim të tokës shtetërore.
Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin”, ka shkruar Kostovski.