Kosto e re e rrymës, “Qasje në rrjet”/Bislimovski: Nuk do të jetë pagesë shtesë për konsumatorët

TË FUNDIT

Komisioni Rregullator për Energjetikë mori kërkesa për caktimin e çmimit të ri të energjisë elektrike nga SHA MEPSO,Elektrodistribucioni dhe MEMO. Kompanitë kërkojnë nga 1 janari shtrenjtim të rrymës për 27%, por Komisioni Rregullativ do të marrë vendim nëse do t’u bëhet fare rritje e çmimit dhe sa do të jetë, shkruan TV21.

Nga 1 janari, Komisioni Rregullativ në faturat e rrymës do ta ndajë normën e distribuimit në nën normë për qasje në rrjet. Futja e qasjes në rrjet, të cilën Komisioni Rregullativ e paralajmëroi ditë më parë, është një model i ri që nuk do të jetë kosto e re për qytetarët dhe as të ardhura shtesë për kompanitë si EVN, MEPSO dhe Elektrodistribucionit.

“Me futjen e qasjes në rrjet, nuk do të jetë një kosto e re për konsumatorët. Kur përcaktojmë një çmim, ne përcaktojmë një të ardhur të rregullt maksimale të rregulluar. Me vendosjen e kësaj tarife qasje në rrjet, paratë që do të mblidhen nuk do të jenë rritje të të ardhurave totale”, tha Marko Bislimovski – KRRE.