Me mbështetje të LSDM-së, Kostadin Kostadinov do të kërkojë mandat të dytë për të udhëhequr me komunën e Strumicës.
“Nëse arsyeja është arroganca, do të pajtoheni me mua, ndërsa besoj edhe shikuesit, kjo VMRO-DPMNE pjesa më e madhe, është më arrogante edhe se më arrogantja LSDM. Andaj tani mund të paramendoni çfarë i pret në zgjedhje. Populli sheh, dëgjon dhe ndjen. Posaçërisht Strumica. Banorët e Strumicës janë rezistent, banorët e Strumicës kanë dëshirë për përmirësimin e punëve dhe me siguri nuk do të lejojnë devijim nga rruga e progresit”, tha Kostadin Kostadinov.
Paralajmërimet e BDI-së për bojkot të mundshëm të zgjedhjeve lokale nuk i komentoi.
“Nëse më pyesni mua për zgjedhjet, unë jam i gatshëm për fitore në Strumicë për çfarëdolloj zgjedhjesh. Edhe në zgjedhje parlamentare edhe në ato lokalet”, tha Kostadinov.
Për ndryshimet e ligjit për vetëqeverisje lokale me të cilat mundësohet që qytetarët ta shkarkojnë kryetarin e komunës, Kostadinov thotë se duhet të jemi të kujdesshëm.
“Teoria dhe teza e parë është se me shumë gjasa VMRO-DPMNE në këtë mënyrë do t’i “rrahë me kamxhik” kryetarët e komunave nëse nuk janë të dëgjueshëm. Kjo është teza e parë. Teza e dytë për të cilën duhet menduar dhe është mirë që qytetarët ta dinë. Me shumë gjasa VMRO-DPMNE e dinë se do t’i humbin qendrat e mëdha në zgjedhjet lokale, andaj kërkojnë mënyrë se si të bëjnë më pas obstruksione ndaj kryetarëve të komunave nga LSDM të cilët do të fitojnë në zgjedhjet”, deklaroi ai.
I pyetur për Zoran Zaevin, në intervistë Kostadinov tha se kanë komunikim të rregullt miqësor pa folur për shkrimet e fundit në mediat se ai investon në ndërtime në Dubai.
