Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kërkoi nga të gjitha partitë politike që ta mbështesin miratimin e një rezolute ose deklarate në Kuvend me të cilën kërkohet nga Qeveria e Kosovës t’i shkarkojë anëtarët e Listës Serbe.
Sipas Osmanit, thirrja e Listës Serbe që ta mbështesë pozicionin politik e diplomatik të Serbisë kundër Kosovës është thirrje kundër rregullimit kushtetues dhe sovranitetit të vendit tonë.
“Edhe nëse e lëmë anash çështjen e masave anti Covid-19, thirrja e Listës Serbe (partnerit të koalicionit nga votat e të cilit varet Qeveria e Kosovës), që ta mbështesë pozicionin politik e diplomatik të Serbisë kundër Kosovës është thirrje kundër rregullimit kushtetues dhe sovranitetit të vendit tonë. Ftoj të gjitha partitë politike që ta mbështesin miratimin e një rezolute/deklarate në Kuvend me të cilën kërkohet nga Qeveria e Kosovës t’i shkarkojë anëtarët e saj, të cilët i janë bashkëngjitur Vuqiqit në fushatën politike e diplomatike kundër vendit tonë”, shkroi Osmani./21Media
