Një grua në Lipjan thotë së është sulmuar fizikisht nga vjehrra dhe kunata e saj.
Sipas policisë rasti i cilësuar si “dhunë në familje”, ka ndodhur dje rreth orës 13:27. Ndërsa, viktima ka pranuar tretman mjekësor, shkruan rtv21.tv.
“Viktima femër kosovare, ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që sipas saj është sulmuar fizikisht nga vjehrra dhe kunata e saj të dyshuara kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.
Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media
