Kosovë, Vetëvendosja paralajmëron protesta

TË FUNDIT

Qeveria miraton tekstin e Projekt-Ligjit për Agjencinë e Intelegjencës

Qeveria sonte në seancën e saj të 24-të e miratoi tekstin e Projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës.

Dua Lipa dominon në nominimet kryesore të “Grammy Awards 2021”

Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore, dominon në nominimet e “Grammy Awards 2021”.

Zvicër, sulm në një supermarket, policia nuk përjashton “motive terroriste”

Një grua zvicerane sulmoi dy gra të tjera, njërën me thikë, në një supermarket në Llugano, në...

Kinë, gjenden gjurmë virusi në paketimet në Dongguan

Autoritetet shëndetësore në qytetin Dongguan, në provincën kineze të Guangdong, zbuluan se dy kampionë të paketimeve ushqimore...

Bajden prezanton ekipin që është gati “të udhëheqë botën”

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden ka prezantuar të martën ekipin e tij për siguri kombëtare, i...

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi u ka bërë thirrje deputetëve të Kosovës që të unifikojnë qëndrimet e tyre kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi me formimin e tij do të përfitojë vetëm Serbia.

Gjatë fjalimit në interpelancën me kryeministrin Avdullah Hoti për themelimin e asociacionit, deputeti Selimi ka paralajmëruar se Lëvizja Vetëvendosje serish do të organizojë protesta nëse një gjë e tillë do të jetë e domosdoshme.

“Hajde, bëhemi bashkë kundër Zajednicës, nuk na duhet gjë Zajdenica. Asgjë nuk fiton Kosova nga Zajednica. Ju e dini kush përfiton nga Zajednica. Unë shpesh here jam munduar t’ia rikujtoj që kundërshtimi ynë për Zajednicën ka qenë për mbrojtje të integritetit dhe karakterit unitar të Republikës së Kosovës. Sa i përket asaj që i kemi nxjerrë njerëzit në protesta, rikujtojmë se nuk i kemi nxjerrë njerëzit në protesta, por kemi dalë në protesta dhe prapë do të dalim”, ka thënë ai

TË NGJAJSHME