Kosovë, vdiq një i burgosur! Kishte këmbën e amputuar dhe sëmundje në mëlçi

TË FUNDIT

I burgosuri A.S i lindur në vitin 1975 ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të SHSKUK-së sot rreth orës 07:30.

Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një komunikate për media.

”Në pranim është konstatuar se vuan nga sëmundje e rëndë dhe e pakthyeshme e mëlçisë, me çrregullime të mëdha të organeve tjera dhe me amputim të këmbës së majtë. Tërë kohën është mbajtur në Stacionarin e Burgut dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, e së fundmi edhe në Kliniken Infektive ku edhe ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatë.

Viktima ishte i vaksinuar me dy doza të vaksinës anti COVID-19. Për këtë rast është bërë edhe kërkesa për pezullim të dënimit dhe ka qene ne procedure.

A.S po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe ishte i dënuar për veprën penale, vjedhje e rëndë.

Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes./21Media