Kosovë, nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit

TË FUNDIT

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një adresim para mediave ka konfirmuar se për shkak të gjendjes së rënduar me Covid-19 nesër është pezulluar falja e namzit të Kurban Bajramit dhe për 10 ditë rresht pezullohen faljet, ritet nëpër të gjitha xhamitë e Kososvës.

Ai ka thënë se këtë hap e kanë ndërmarrë për të ruajtur shëndetin publik.

“Situata ditëve të fundit paraqitet e vështirë dhe nga ne kërkohet që të kontribuojmë në tejkalimin e kësaj gjendjeje. Nga ne kërkohet që ta ruajmë shëndetin publik, t’i respektojmë masat anti covid dhe të jemi më të kujdesshëm, me të vetmin qëllim që sa më lehtë të kalojmë këtë gjendje. Prandaj, ju ftoj të gjithëve që ta ruajmë karakterin festiv të festës, por në këtë kohë pandemie të kemi më shumë mirëkuptim, disiplinë, solidaritet, mbështetje e përkujdesje për ata që kanë nevojë, e sidomos për ata që po sprovohen më virusin Covid-19”, tha Tërnava.

Po ashtu Tërnava ka bërë apel që të mos ketë as vizita familjare./21Media