Kosovë, kryhet një ndërhyrje kirurgjike që zgjati mbi 13 orë

TË FUNDIT

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar se një operacion që është kryer për herë të parë në Klinikën e Kirurgjisë Maksillofaciale, në Qendrën Klinike Uuniversitare të Kosovës, ka zgjatur mbi 13 orë. Sipas njoftimit operacioni është kryer tek një 28 vjeçar, nga ekipi i mjekëve nga Turqia, atyre vendorë nga kjo klinikë dhe Klinika e Anesteziologjisë. Gjendja e përgjithshme e pacientit është e mirë, dhe është duke u përmirësuar në vazhdimësi.

Për kryerjen e këtij rasti është shfrytëzuar mikroskopi dhe salla operative e Klinikës së Kirurgjisë Plastike.

“Intervenimi mikrokirurgjik për rikonstruksionin e nofullës së poshtme, pas largimit të tumorit dhe largimit subtotal të nofullës e cila ishte e dëmtuar. Kjo procedurë kirurgjike- Fibula free flap, e që nënkupton marrjen e një pjese të lëkurës, muskujve dhe kockës nga këmba dhe transferimin e këtyre indeve në nofullën e poshtme, duke bërë anastomosis( ngjitje ) të enëve të gjakut, me enët e gjakut në kokë dhe qafë. Intervenimet e tilla nuk janë kryer më parë në QKUK dhe nuk kryhen as në disa vende të rajonit”, thuhet në njoftim.