Kosovë, Hoti paralajmëron shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti zhvilloi sot një konferencë më Kryetarët e Komunave për të vlerësuar gjendjen me Covid-19.

Hoti tha se i informoi kryetarët për situatën si dhe i paralajmëroi ata për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vazhdon kjo rritje e numrit të të prekurve me Covid-19.

“I informova për angazhimin e Qeverisë për të krijuar kapacitete shtesë shëndetësore në QKUK, në spitalet rajonale dhe në spitalet private, pastaj për rritjen e kapaciteteve testuese dhe decentralizimin e testimeve në regjione dhe në spitale private, për angazhimin e stafit shëndetësor në nivel vendi etj.Do të na duhet një koordinim shumë më i ngushtë i inspektorateve për të mbikëqyrë zbatimin e masave, me mbështetje të policisë. I falënderova komunat për mbështetjen që i kanë dhënë policisë me logjistikë gjatë kësaj kohe. I njoftova kryetarët se me këtë trend të të prekurve me covid-19, ne duhet të konsiderojmë shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.”, shkroi Hoti në Facebook.

Megjithatë, kryeministri Avdullah Hoti dha edhe një sqarim sa i përket gjendjes së jashtëzakonshme.

“Këshilli i Kryetarëve në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës përkrah masat e reja të Qeverisë së Kosovës, përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme, në luftë për parandalimin e përhapjes së COVID 19 për ruajtjen e jetës së qytetarëve. Gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton paralizim të biznesit dhe institucioneve, por u jep autorizime institucioneve përkatëse të ndërmarrin masa të shpejta dhe fleksibile karshi situatës së krijuar.”, përfundoi kryeministri Hoti.

Në anën tjetër para dy ditësh në Kuvend, kur Hoti tha se mund të propozojë gjendje të jashtëzakonshme nëse i kërkohet, kryeparlajmentarja, Vjosa Osmani i tërhoqi vërejtjen se një gjë të tillë duhet ta bëjë presidenti i vendit./21Media