Janë arrestuar dy të dyshuarat për sulm ndaj një gruaje në një Shtëpi Pleqve në Pejë, transmeton RTV21. Arrestimet i ka konfirmuar Policia e Kosovës. Sipas Policisë, është arrestuar e dyshuara që shihet duke sulmuar fizikisht të moshuarën dhe punëtorja kryesore e shtëpisë së pleqve ku ka ndodhur rasti. Rasti ka nxitur reagime të shumta menjëherë pas publikimit në rrjetet sociale të mërkurën.
