Një muaj paraburgim është caktuar si masë sigurie për pesë policët e dyshuar në rastin e vdekjes së 27 vjeçarit në Lipjan.
Lajmi për RTV21 është konfirmuar nga zëdhënsja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
Kujtojmë se sot është mbajtur seanca dëgjimore për pesë të dyshuarit, ku pas seancës avokati i një nga të dyshuarit, Besnik Berisha tha se zyrtarët policorë ishin vetëm duke kryer detyrën e tyre.
