Kosovë, 823 raste, 22 viktima dhe 336 të shëruar nga Covid-19

TË FUNDIT

Në Kosovë vetëm me 2 maj janë shëruar edhe 38 persona tjerë nga koronavirusi, duke e  çuar në 336 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Kurse mbrëmë janë konfirmuar edhe 10 raste të reja, numri i përgjithsëm i të prekurve në Kosovë ka shkuar në 823. Prej tyre 22 kanë vdekur.

Në bazë të kësaj aktualisht në Kosovë nga COVID-19 janë duke u trajtuar 465 persona.

Siç ka njoftuar IKSHPKK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptoma./21Media