Kosovë, 250 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 250 raste të reja me Covid-19. IKSHPK-ja bënë të ditur se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve janë regjistruar rastet e reja.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 65 raste, komuna Mitrovicë 26 raste, komuna Pejë 19 raste, komuna Gjilan 18 raste, komuna Prizren 18 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Drenas 10 raste, komuna Lipjan 10 raste, komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Klinë 8 raste, komuna Obiliq 7 raste, komuna Kaçanik 6 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Malishevë 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Vushtrri 5 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Dragash 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Podujevë, Shtime dhe Zubin Potok”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Bëhet e ditur se në 24 orët e fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.989 raste. /21Media