Kosovë, 2 viktima dhe 61 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave 61 prej tyre rezultuan pozitivë.

Prishtinë-19, Vushtrri-8, Prizren-7, Fushë Kosovë-5, Gjilan-4, Pejë-4, Ferizaj-3, Istog-3, Deçan-2, Drenas-1, Malishevë-1, Obiliq-1, Podujevë-1, Skenderaj-1 dhe Suharekë-1.

Gjatë këtyre orëve të fundit në Kosovë dy pacientë e kanë humbur betejën me virusin korona.

Numri total i rasteve pozitive është 15 mijë e 63 raste nga 62 mijë e 11 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1 mijë e 880./21Media