Një shqiptare nga Kosova, që jeton në Vjenë, ka treguar nëpërmjet një shkrimi në rrjetet sociale se si i ka shpëtuar mrekullisht sulmit që ndodhi mbrëmë atje.
Ajo tha se kishte bërë plane për t’u takuar me shoqëri për kafe në një nga vendet ku kishte ndodhur sulmi, mirëpo nuk kishte arritur të dilte për arsye të tjera.
Tregimi i plotë:
Linda: Alo Dafina, do dalim sonte në Schwedenplatz të takohemi për kafe?
Unë: Po, në rregull, takohemi në orën 7:30.
Pas pak e lajmëroj që nuk mund te vij se Amiri vonohet në punë pak orë më shumë se zgjasin konferencat në UN.. pastaj veç kur dëgjoj që po në atë lagje ku e kishim lan takimin tonë ishte një ngjarje jashtëzakonshme, e tmerrshme .. menjëherë i afrova fëmijët e mi, i përqafova shumë dhe thashë me vete, oh Allah, kujt ja paskna bërë një nder që më mbrojte nga rreziku.
Ai – ajo që është lutur për mua për ndonjë nder sado i vogël qoftë i uroj të jetë i mbrojtur gjithmonë.
