Të volitësh Mercedes është konsideruar luks! E si duket edhe kosovarët janë meraklinj të kësaj marke gjermane!
RTV21 nga të dhënat e siguruara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka konfirmuar se në Kosovë janë mbi 36 mijë e 650 automjete të markës “Mercedes Benz”.
Megjithatë marka me e pëlqyer e kosovarëve është VOLKSWAGEN-VW. Afro 400 mijë automjete qarkullojnë në rrugët e Kosovës. E veturat të cilat qarkullojnë në vend janë nga më të ndryshmet, por ato që vijnë nga familja e Volkswagenit mbeten më të preferuara për kosovarët.
