“Kosova tashmë 3 vjet ka “var”, bile edhe në Ligën 2″ – Nexhipi: Në Federatë duhet t’i shohin këto gjëra

TË FUNDIT

Ish futbollisti Nderim Nexhipi dhe tani drejtor në FC Shkupi, thotë se Federata e futbollit duhet sa më shpejt të vendos sistemin VAR, ndërsa shteti të investojë më shumë në infrastrukturë sportive. Ai shprehet i habitur për mungesën e sistemit VAR, ndërsa shtoi se në Kosovë tashmë 3 vjet ky sistem funksionon bile edhe në ligën e dytë.

“Gjëja më e madhe që duhet të bëhet tani është investimi në infrastrukturë sepse këto gjëra shumë po i mungojnë futbollit në Maqedoni. Unë pas Shqipërisë kam punuar edhe në Kosovë. Kosova edhe pse është pranuar vonë në UEFA dhe FIFA po ecë me hapa të mëdhenj përpara.

Madje Kosova ka vendosur sistem VAR para Maqedonisë?

Kosova është viti i tretë që ka VAR. Madje edhe në ligën e dytë kanë.

Si ka mundësi që të ne nuk po bëhet?

Tani në Kosovë kë të drejta televizive, ke emisione sportive pa fund, në Shqipëri e njëjta gjë. Në federatë duhet t’i shohin  këto gjëra  dhe besoj që tani do të fillojnë ndryshimet, sepse është koha. Nuk mund të vazhdojmë në këtë mënyrë. Duhet të investohet në futboll po deshëm të ecim përpara”.

Nexhipi së fundmi u emërua drejtor te Shkupi, klub i cili u bë me sponsor të ri. Për presidentin e ri, Yasin Konyali, Nexhipi tha se është ambicioz dhe fal tij klubi po vazhdon garat në elitën e futbolli të Maqedonisë.