KOSOVA SHPRESON TË PËRFAQËSOHET NË OLIMPIADË ME 25 SPORTISTË

TË FUNDIT

Lojërat Olimpike evropiane po afrojnë dhe është koha për t’i bërë llogaritë. Pas dy muajsh, për herë të parë në histori do të mbahet ky eveniment në ‘Baku’ , ndërsa aty do të marrin pjesë edhe sportistët kosovarë. Kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KOK), Besim Hasani, tregon se pjesëmarrjen për “Baku 2015” deri tash e kanë siguruar 14 sportistë, ndërsa pret që deri në fillimin e këtij kompeticioni, kontingjenti i Kosovës t’i përmbajë rreth 25 sportistë.

“Për momentin, kualifikimin e ka siguruar një shenjëtare, një karateist dhe katër xhudistë. Gjithashtu, edhe tetë sportistë kanë marrë ftesa për të shkuar në Baku. Pra, për momentin janë 14 sportistë që sigurt do të marrin pjesë në Lojërat evropiane”, tregon Hasani për “Zërin”.
Ai shprehet optimist se rrugën e tyre do ta ndjekin edhe 9-10 sportistë të tjerë. “Ka edhe sportistë tjerë që mund ta sigurojnë pjesëmarrjen në ‘Baku 2015’ përmes kualifikimeve, por edhe me anë të ftesave. Pra, në fund, në Olimpiadë mund të marrim pjesë me 24-25 sportistë”, vazhdoi kreu i sportit kosovarë.
Kjo do të jetë hera e parë që sportistët kosovarë do të marrin pjesë në një kompeticion aq të rëndësishëm si Lojërat Evropiane. Kjo iu mundësua sportistëve tanë falë pranimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, në dhjetor të vitit të kaluar.