Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 71 të infektuar me koronavirus nga 3,377 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan po ashtu se si pasojë e sëmundjes humbën jetën edhe dy qytetarë të tjerë.
Numri total i rasteve pozitive është 106,914 raste nga 568.984 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2,225 është bilanci i rasteve fatale.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 173 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 99.628 raste.
