Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur në Bukuresht në takim ku fokusi kryesor është gjendja e sigurisë, situata në Ukrainë dhe përforcimi i mbështetjes ndaj Kievit në luftën e kundër pushtimit rus. Pjesë e takimit është edhe Ministri i Jashtëm Bujar Osmani, I pyetur nga TV21 se pse Kosova nuk merr pjesë në takim, marrë parasysh se ka vende që nuk janë anëtare, por që janë prezent në takim, Osmani tha se se janë thirrur vendet që janë më të ndjeshme nga rreziku rus, por gjithashtu shtoi se Maqedonia e Veriut mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Jo, këtë radhë është Moldavia, Gjeorgjia dhe Bosnje dhe Hercegovina por ne natyrisht mbështesim përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në NATO. Janë thirrur vendet të cilat që momentalisht janë më vulnerabil sa i takon ndikimit rus, sigurisht që pozicioni i Maqedonisë së Veriut është që mbështesim anëtarësimin e Kosovës në NATO”, tha Osmani për TV21./tv21.tv

