Kosova bën historinë!

Kosova mposht Taipein Kinez, kualifikohet për në Kampionat Botëror

Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka triumfuar në finalen e IHF Trophy Intercontinental U21 kundër Taipeit Kinez me rezultat përfundimtar, 30:26. Kosova edhe gjatë pjesës së parë ishte në epërsi ndaj Taipeit Kinez me rezultat 12:10, përcjellë rtv21.tv Kosova me këtë fitore ka shënuar edhe histori të re për sportin kosovar, pasi që deri më tani asnjë ekip kombëtar i Kosovës nuk është paraqitur në kampionat botëror. Finalen e IHF Trophy Intercontinental U19 e rrëmbeu Taipei Kinez, i cili mposhti Nigerinë me rezultat përfundimtar, 27:26./21Media