Dolën jashtë prej bezdisë nga kolona e gjatë.
Disa prej tyre kishin pritur mbi 1 orë e disa të tjerë edhe 3.
Nervozën nga pritja e gjatë e shprehu edhe kjo mërgimtare.
“Edhe plus më kërcënoi se nuk do të punojë dhe do ta na lë ashtu. Tash ju e dini shihni dhe bëni, unë nuk di më shumë. Prej Belgjike vij, dje jam nisur në orën 9.30, ndërsa tani ora është bërë 1 dhe unë nuk mundem të arrij në shtëpi.
E si kjo kishte edhe qytetarë të tjerë.
A po shkon shpejt kolona?
-Eh disi!
Një orë ndoshta. Po shkojnë shumë ngadalë.
Derisa udhëtarët prisnin në kolonë, nga ana tjetër ministrat për Transport dhe Lidhje i Maqedonisë, Bllagoj Boçvarski dhe i Serbisë Tomisllav Momiroviq lëvdoheshin për “One Stop Shop” dhe nismën “Open Ballkan”.
Boçvarskit tha se vendosja e një pike të përbashkët kufitare me Serbinë ka ulur kohën e pritjes në kufi. Ndërsa sipas tij “Ballkani i Hapur” ka dhënë rezultat për transportin e mallrave dhe se automjetet kalojnë më shpejtë se më parë. Theksoi se vetëm në Tabanoc për një muaj këtu kanë kaluar 133 mijë udhëtarë.
“Analizat që janë bërë edhe tani tregojnë se është për shpejtuar koha e kalimit në pikën kufitare, por fluksi që vjen nuk mundet ne ta rregullojmë sepse mund të vijnë 133 mijë dhe mund të vijnë edhe më shumë edhe më pak automjete. Me rëndësi është që ne shpejtë i zbatojmë procedurat”.- deklaroi Bllagoja Boçvarski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
Po korsia e parashikuar vetëm për vendet që janë pjesë e nismës Open Ballkan ende nuk kishte nisur të funksionojë. Drejtoresha e Doganave, Sllavica Kutriova tha se po punojnë në hapjen e së njëjtës.
“Jemi në konsultime intensive me kolegët nga Serbia dhe mendoj se shumë shpejtë mundemi sepse e kemi infrastrukturën e plotë, kabinat dhe kompjuterët. Kështu që kjo mund të bëhet shumë shpejtë për disa javë nëse shqyrtohen të gjitha rrethanat të cilat janë të nevojshme”.- pohoi Sllavica Kutirova, drejtoreshë e Doganave.
Ministri serb për Transport dhe Lidhje, Tomisllav Momiroviq, foli për rëndësinë e nismës “Open Balkan”.
“Mendoj se në këtë pikë kufitare mund të shihet se sa shumë nevojitet Ballkani i Hapur, unë do të kisha thënë e patjetërsueshme. Ky është projekti më i madh në 30 vitet e fundit i cili është nisur nga përfaqësuesit më të lartë të Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë. Ne duhet të vazhdojmë zhvillimin e atij projekti”.- deklaroi Tomisllav Momiroviq, ministër i Transoportit të Serbisë.
Matej Zakonshnjek nga Sekretariati për transport të përbashkët në BE, tha se kufijtë me një pikë të përbashkët kontrolle janë mënyrë më e mirë për të reduktuar pritjen dhe rritjen e kapaciteteve.
“Pa marrë parasysh se sa infrastrukturë të mirë kemi, pa marrë parasysh se sa modernizojmë rrugët, hekurudhat dhe çdo tjetër nëse i nuk shfrytëzojmë mjaftueshëm këtë infrastrukturë dhe biyne udhëtarët presin gjatë në pikat kufitare. Prandaj ky lloj i integruar i kufijve janë mënyrë më e mirë për të reduktuar pritjen dhe rritjen e kapaciteteve”.- pohoi Matej Zakonjshek, Sekretaritati për Transport të pëbashkët në BE.
Kolona të gjata kishte nga të dyja anët, për hyrje në Maqedoni edhe për dalje nga vendi.
