Sot shënohet Dita Evropian e të Drejtave të Pacientëve. Edhe në Kosovë pritet të mbahet një temë diskutimi më rastin e kësaj dite.
Temë diskutimi do të jetë “Korrupsioni në shëndetësinë Kosovare në raportin mjek – pacient” ku ndër të tjerë pjesëmarrës do të jenë edhe Imet Rrahmani, Ministër i Shëndetësisë, Hasan Preteni, Drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsion, Markus Baechler, Drejtor i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Skender Syla, Drejtor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Besim Kodra, Drejtor, i Shoqatës së të drejtave të pacientëve dhe Shqipe Neziri, menaxhere e projektit të UNDP-së SAEK.
Shoqata për të drejtat e pacientëve në Kosovë (PRAK), e përkrahur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim janë organizatorë të kësaj tryeze diskutimi./21 MEDIA
