Në dy vitet e fundit u zbatuan 350 milionë euro për projekte zhvillimore dhe infrastrukturore nëpër disa komuna të vendit, tha zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski, në takim me kryetarët e komunave dhe krerët e BNJVL-në, si dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore, ku zhvilluan diskutime për zbatimin e projekteve nëpër komuna.
“Sot do të flasim për projektet e rrugëve lokale, në të cilin janë lidhur kontrata me vlerë 25.3 milionë euro për rindërtimin e rrugëve lokale në komuna në dy vjet, nga qershori 2024 deri në qershor 2026. Janë rehabilituar 96 rrugë në 72 komuna, me një gjatësi totale prej 72 kilometrash, dhe 31 kilometra të tjera rrugë janë në fazën e rindërtimit, që do të thotë se diku rreth 103 kilometra rrugë janë rehabilituar, janë ndërtuar ose janë në ndërtim e sipër rrugë krejtësisht të reja në këtë moment”, tha Aleksandar Nikolloski, ministër i Transportit.
Kryetari i Qytetit të Shkupit, njëherësh si kryesues i Bashkësisë së njësive për vetëqeverisje lokale, Orce Gjorgjievski tha se përkushtimi nëpër komunat periferike do të jetë edhe për zhvillimit urban të atyre vendbanimeve dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve, për të pasur lidhshmëri infrastrukturore.
“Si Qytet i Shkupit kemi nisur intensivisht t’i punojmë disa nga fillimi, siç është Bulevardi “Maqedonia” apo i njohur për publikun si “Limak”, por edhe të gjitha projektet e mbetura nga e kaluara që më tepër dekada ishin në fazë pezullimi. Gjithkund vendosim theks të veçantë në lëvizshmërinë e biçikletave dhe shtigjet e këmbësorëve, që do të jetë mundësi e mirë për lëvizje më të mirë për qytetarët”, u shpreh Orce Gjorgjievski, kryetar i Qytetit të Shkupit .
Të gjitha këto nisma komunale janë në Bashkëpunim me Bankën Botërore, si mbështetje e qeverisë për vetëqeverisjen lokale. Ajo ka pasur tashmë dy thirrje, një në vitin 2024, tjetrën në vitin 2025, me një vlerë totale prej 350 milionë eurosh për zbatimin e projekteve lokale, dhe nëse i shtohen kësaj edhe projektet që po zbatojnë me mbështetjen e Bankës Botërore, atëherë vlera është shumë më e madhe.
