Biznesi, institucionet dhe OJQ do të krijojnë masa për luftë kundër korrupsionit. Sipas njeriut të parë të Odës Ekonomike, Branko Azeski, biznesi është viktimë e korrupsionit, por edhe biznesmenët që e ushqejnë korrupsionin nuk duhet amnistuar.
Nga Transparancy international – Maqedoni theksuan rëndësinë e korrupsionit për tërheqjen e investimeve të huaja.
Përfaqësues të pushtetit ekzekutiv porositën se përgjigjja qëndron në digjitalizimin dhe shfrytëzimin e shërbimeve elektronike. Ministri Stefan Andonovski i kritikoi paraardhësit e tij.
Nga Enti shtetëror për Revizion theksojnë se vetëm 8% nga popullsia nën moshën 18 vjeçe janë të regjistruar në portalin nacional për shërbime.
Në diskutim, përfaqësuesit e Antikorrupsionit i thirrën institucionet që të zbatojnë rekomandimet e tyre, për shkak se, siç thonë, realizimi i Strategjisë për antikorrupsionit është i dobët.
