Korriku e gjallëron Kërçovën! Mërgimtarët rikthejnë jetë, emocione dhe dashuri në vendlindje

TË FUNDIT

Me ardhjen e muajti korrik Kërçova fillon të “lulëzojë”! me ardhjen e mërgimtarëve ky qytet merr një pamje tjetër, një gjallëri e theksuar dhe një atmosferë më e bukur.

“Ky është muaji kur Kërçova mbushet me mërgimtarë, siç dihet tanimë Kërçova ka shumë mërgimtarë dhe gjatë verës ata të gjithë vijnë për të vizituar vendlindjen shihet qartë që gjatë kësaj periudhe të korrikut qyteti I Kërçovës thuajse është i mbushur plot e përplot me mërgimtarë”, raporton Salije Sadiku Pinjolli, gazetare e TV21.

Mërgimtarët që takoi TV21 thonë se i merr malli për vendlindjen dhe kënaqen kur vijnë për pushime edhe pse për një kohë të shkurtër ata mundohen ta shijojnë në maksimum.

Me banderola të varura nëpër qytet mirëseardhje ju ka uruar edhe kryetari Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari. Ai nëpërmjet një statusi duke thënë ku do që të keni qenë, ku do që të shkoni Kërçova mbetet shtëpia juaj. Kjo atmosferë në Kërçovë mbizotëron deri ka fillimi muajit gusht pastaj fillon sërish qyteti të bie në qetësin e zakonshme.