Kompanitë nga konsorciumi që janë zgjedhur për zbatimin e mbikëqyrjes së ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10D nuk kanë asnjëfarë ndalese për të marrë pjesë në procedurë të tenderëve në prokurim publik dhe kjo ishte e mjaftueshme që të nënshkruajmë marrëveshje për këtë projekt. Këtë e deklaruan ministri për transport dhe lidhje, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i ndërmarrjes publike, Ejup Rustemi në brifingun e sotëm e gazetarët, ku mes tjerash theksuan se e gjithë procedura është zbatuar në mënyrë ligjore. Megjithatë në vetë dokumentacionin e procedurës së tenderit kompanitë kanë dorëzuar deklaratë se nuk janë të gjykuara por nga Eptisa si dhe ngaEurokonsalting , pronarë i së cilave është Branimir Dimitrijeviq i cili nga pushteti armen kërkohet me fletë arrest për krim nuk ka deklaratë të tillë. Kjo u arsyetua me atë që bëhet fjalë për kompani të huaj dhe se për këtë nuk mund të kërkohet dokumentacion adekuat. Për Eptisa e cila është pjesë e IRD ka pasur ndalesë nga shteti që të mos marrë pjesë në mbikëqyrje ndërtimore për shkak të sjelljes jo-etike dhe jo profesionale, por pas publikimit të tenderit, Qeveria e anuloi suspendimin.
Ministri Boçvarski në deklaratën e tij vetëm e theksoi rëndësinë e ndërtimit të këtyre korridoreve.
“Obligimi ynë dhe detyrë është që t’i ndërtojmë këto korridoret për 5 e jo për 25 ose 30 vjet, me çka do të kontribuojmë për rritje dhe zhvillim më të fortë ekonomik të shtetit, për më shumë investime, për komunikacion më të sigurt ndërsa me këtë edhe transitin nëpër shtetin do ta drejtojmë kah dy korridoreve të Ballkanit. Më vjen mirë që vitin e kaluar, BE e vendosi korridorin 8 në kartën e korridoreve kryesore europiane për Ballkanin e Perëndimor”, tha Bllagoj Boçvarski, ministër për Transport dhe Lidhje.
Për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D Komisioni antikorrupsion javën e kaluar hapi lëndë për mbikëqyrjen. Nga VMRO-DPMNE kërkojnë që PP të hapë hetim dhe të kërkojë ndërprerje të punës së Konzorciumit IRD.
“Skema e Armenisë, Dimitrijeviq-EPTISA, prej së cilës njëri është përndjekur për krim, ndërsa kompania lidhet me kapital kinez, ndërsa lidhja ruse e familjes Ampovi që figurojnë në dy marrëveshjet përmes Institutit për rrugë në Veles, një herë përmes Elektra Solution e marrin tenderin prej 22 milionë eurove. Nëse këto indici nuk janë të mjaftueshme për hapjen e hetimit, atëherë Abazi le të presë, pastaj do të duhet të përgjigjet se pse ka heshtur dhe kë e ka mbrojtur”, tha Bojan Stojanovski, VMRO-DPMNE.
Ndërtimi i korridorit 8 dhe 10D me gjatësi prej 110 km që do ta ndërtojë Behtel dhe Enka duhet filluar më 22 prill ndërsa do të kushtojë 1,3 miliardë euro. Ky projekt përfshin ndërtim të akseve Trebenishtë-Strugë-Qaf Thanë me gjatësi prej 22,5km ndërsa do të kushtojë 360 milionë euro, Gostivar-Bukojçan me gjatësi prej 30,1km prej 560 milionë eurove, Tetovë-Gostivar, 27 km, 125 milionë euro dhe aksi nga korridori 10D-Prilep-Manastir me gjatësi prej 43,4km prej 260 milionë eurove.
