Drejtori i N.P. “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi gjatë nënshkrimit të marrëveshjes me kompaninë për mbikëqyrje në ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d tha se shumë shpejtë pritet që kompania IRD dhe “Bechtel Enka” të nënshkruajnë marrëveshje, pas çka mund të nis ndërtimi i 4 akseve rrugore, përcjell TV21.
“Me nënshkrimin e marrëveshjes me konzorciomin “Bechtel Enka” do të fillojë edhe faza e dytë e kësaj marrëveshje të cilën ne sot e nënshkruajmë, e cila do të fillojë mbikëqyrjen e ndërtimit të katër akseve rrugore. Të autostradave Tetovë-Gostivar, Gostivar-Bojkoçan, Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë dhe ndërtimin e autostradës Prilep-Manastir”, tha mes tjerash Rustemi./tv21.tv
