Koronavirusi tani më ka infektuar 32 milionë persona nëpër botë

TË FUNDIT

Më shumë se 32 milionë persona në botë janë infektuar me koronavirus, tregojnë të dhënat më të reja të faqes së internetit “Worldometar”.

SHBA-ja edhe më tej është vendi më rëndë i prekur nga pandemia me Kovid-19, sepse në të janë të infektuar më shumë se shtatë milionë persona ndërsa mbi 200.000 tani më kanë vdekur.

Në vendin e dytë është India me pothuajse gjashtë milionë të infektuar dhe më shumë se 91.000 raste të vdekjes.

Brazili gjendet në vendin e tretë sipas numrit të të infektuarve, me 4,6 milionë të infektua dhe 138.000 të vdekur.

Rusia është në vendin e katërt në botë dhe në vendin e parë në Evropë, me 1,1 milionë të infektuar dhe pothuajse 20.000 persona të vdekur.

OBSH-ja kumtoi se 156 vende janë përfshirë në të ashtuquajturin KOVAKS (Plani global për vaksinë), me të  cilin planifikohet deri në fund të vitit të ardhshëm në nivel global të dërgohen rreth dy miliardë doza të vaksinës, por se mes tyre nuk janë shtetet më të mëdha si Kina, Rusia dhe SHBA-ja. /MIA