ZGJEDHJET

Koronavirusi nuk njeh etni! Drejtori shpjegohet për deklaratën e publikuar në portale

Must Read

Në Bllacë lëvizje e paktë e qytetarëve, shtetasit e Kosovës ktheheshin prapa

https://youtu.be/N3FV2NRyUhk Për shkak të vendosjes së testit PCR për shtetasit e Kosovës,...

Filipçe: Spitalet kanë kapacitet për pacientë, spitali i improvizuar është tërësisht i zbrazët

https://youtu.be/vXUha6LW5vE Numrat e lartë me të infektuar me Kovid-19, çdo ditë i...

Incizim i ri nga komedianët rus, Zaev thotë se e ka ditur se nuk bisedon me Greta Thunberg

https://youtu.be/-hMaJ2nKX_0 Lideri i LSDM, Zoran Zaev, thotë se e ka ditur që...
- REKLAMIM I PAGUAR POLITIK -

“Personi që është prekur me COVID-19, shqiptar, roje në Ndërmarrjen tonë është nga Saraji, ka qenë në darkë iftari, andaj mendojmë se ashtu është infektuar”.

- Advertisement -

Kjo deklaratë ku citohet drejtori i ndërmarrjes “Ujësjellës dhe Kanalizimi”, e ku theksohet përkatësia etnike, ka ofenduar familjarët e punëtorit të prekur me COVID-19.

 “Ne si familjar e shohim ofenduese, punëtorët të cilësohen në baza etnike, për mua nuk mendoj se është në rregull. Nuk e di ndoshta mund të jetë deklaratë e ngutur, por edhe ndoshta është e qëllimshme, nuk mund të paragjykoj”, deklaroi Evzal Ademi, djali i punëtorit të infektuar.

Drejtori i “Ujësjellës dhe Kanalizimit” Dushko Veskovski thotë se deklarata është përpiluar nga vetë gazetari i portalit. E pranon se ka treguar se cilës përkatësi etnike i përket i punësuari i prekur me COVID-19, por këtë e ka bërë pasi e ka pyetur gazetari.

- Advertisement -

“Atë që zonja (gazetarja) kokë më vete ka bërë deklaratë, pas 3-4 pyetjeve të parashtruara, ka shkaktuar dyshimin se kemi ndonjë farë ndasie etnike. As s’ka pasur dhe as s’do të ketë në Ndërmarrjen Publike. Njerëzit që më njohin e dinë për çfarë njeriu bëhet fjalë”, tha Dushko Veskovski, Drejtori NP “Ujësjellës dhe Kanalizimi”.

Por në deklaratë përmendet edhe se personi në fjalë është infektuar duke shkuar nëpër iftare të përbashkët, gjë që djali i tij e mohon.

“Jo nuk kemi qenë në asnjë iftar dhe kemi pasur orë policore, që do me thënë në 19:40 ka qenë iftari dhe s’kemi mundur të shkojmë askund sepse ora policore ka qenë në ora 19. Nëse ai ka ndonjë dëshmi se babi ka qenë në ndonjë iftar, le ta tregojë”, tha Ademi.

Veskovski për këtë thotë se ka treguar atë që e ka marrë si informacion nga epidemiologët.

“Atëherë epidemiologët kanë pasur rezultate të gabuara, nuk di çfarë t’u them tjetër, këtë gjë na e thanë në Ndërmarrjen Publike. Ndoshta zotëria nuk ka qenë por mënyra se si është infektuar ka qenë përmes dikujt në atë darkë, nuk i di mjaftueshëm ato punë”, tha Veskovski.

Nëpër doracakët për gazetari theksohet se gazetarët duhet të jenë të kujdesshëm se në cilat raste përmendin përkatësinë etnike, racën ose përkatësinë fetare, me qëllim që të mos përforcojnë stereotipet ose paragjykimet negative.

- Advertisement -

- REKLAMIM I PAGUAR POLITIK -

Latest News

Filipçe: Spitalet kanë kapacitet për pacientë, spitali i improvizuar është tërësisht i zbrazët

https://youtu.be/vXUha6LW5vE Numrat e lartë me të infektuar me Kovid-19, çdo ditë i mbushin spitalet nëpër qytetet e...

Incizim i ri nga komedianët rus, Zaev thotë se e ka ditur se nuk bisedon me Greta Thunberg

https://youtu.be/-hMaJ2nKX_0 Lideri i LSDM, Zoran Zaev, thotë se e ka ditur që bisedon me Gretën e rrejshme,...

Gostivari nën tym, digjet deponia “Rusino”, Komuna kërkon nga Qeveria që të merr masa

https://youtu.be/aj3AjDHsAnU Deponia “Rusino” në Gostivar gjatë natës së mbrëmshme është përfshirë përsëri nga zjarri, me çka  kundërmim...

Zyberi në Bogovinë të Tetovës, “Votën tuaj do ta arsyetojmë me punë, me ndershmëri e besueshmëri”

https://youtu.be/BHTRgDB-RzQ Ideja për Kryeministër Shqiptar, Zyberi tha se ka trazuar shumë struktura politike e shtetërore brenda dhe...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -