Koronavirusi në Itali ka qenë prezentë në dhjetor, zbulon hulumtimi për ujëra të zeza

TË FUNDIT

Shkencëtarët në Itali kanë gjetur gjurmë të koronavrusit në ujërat e zeza të mbledhura në Milano dhe Torino në dhjetor të vitit 2019, që sugjeron se Kovid-19 tashmë ka qarkulluar në veri të Italisë para se Kina t’i publikojë rastet e para.

Instituti nacional italian i shëndetësisë (ISS) ka hulumtuar 40 ekzemplarë nga stacioni filtrues për ujëra të zeza në veri të Italisë mes tetorit të vitit 2019 dhe shkurtit 2020.

Në analizën e publikuar mbrëmë vonë thuhet se ekzemplarët e marrë në Milano dhe Torino nga 18 dhjetor kanë treguar praninë e koronavirusit.

Hulumtime më të vogla të cilat i kanë përpiluar ekipe të vogla shkencore në Holandë, Francë, Austri dhe vende të tjera zbulojnë shenja se virusi që e shkakton Kovid-19 mund të zbulohet në kanalizim, ndërsa shumë vende fillojnë të shfrytëzojnë hulumtimin e ujërave të zeza që ta ndjekin përhapjen e sëmundjes.

Autoritetet kineze i konfirmuan rastet e para në fund të dhjetorit. Rasti i parë në Itali ka qenë nga mesi i shkurtit.

La Rosa potencoi se zbulimet më të reja për pranin e virusit në ujërat e zeza italiane nuk do të thotë automatikisht se epidemia e ka origjinën nga Italia./MIA