Duke filluar që nga dita e sotme, Koreja e Veriut u bë me zonë të vetën kohore. Në Penian, pikërisht në mes-natë, jehuan kambanat dhe filluan kremtimet, ngase ora u kthye për 30 minuta prapa, në shenjë kujtimi të 15 gushtit të vitit 1945, kur Gadishulli i Koresë u çlirua nga kolonializmi, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.
Paraprakisht, që të dy Koretë dhe Japonia kishin të njëjtën zonë kohore dhe ishin 11 orë para zonës kohore të Evropës Qendrore, zonë kjo kohore e për4caktuar pas fillimit të pushtetit kolonial të Japonisë nga viti 1910 deri në vitin 1945.
Koreja e Veriut vendimin për ndryshimin e zonës kohore e kumtoi javën e kaluar./21 Media/
