Koreja e Jugut nga 5 janari vendos teste obligative për Kovid-19 për ata të cilët arrijnë nga Kina.
Njerëzit, të cilët arrijnë nga Kina do të duhet të parashtrojnë rezultat negativ nga testi PCR për Kovid-19, të bërë jo më herët se 48 orë para arritjes në Korenë e Jugut ose rezultat negativ nga testi antigjen, të bërë jo më herët se 24 orë para arritjes.
Paraprakisht, SHBA-ja dhe Japonia kanë vendosur kusht të ngjashëm, pasi Pekini ka vendosur t’i zbusë kufizimet kundër Kovid-19.
Seuli do ta kufizojë edhe dhënien e vizave me afat të shkurtë për qytetarët kinezë deri nga fundi i muajit të ardhshëm.
